Atletet e ndeshjes finale të NBA të Michael Jordan, në vitin 1998, pritet të jenë atletet më të vlefshme të shitura ndonjëherë në ankand. Palët e atleteve parashikohet të shitet nga 2-4 milionë dollarë, por tashmë ka një ofertë gati mbi çmimin e lartë të vlerësuar. Kreu i shtëpisë së ankandit Sotheby thotë se oferta fillestare kur u hap ankandi ishte 1.8 milionë dollarë e cila në vetvete do të thyejë rekordin botërore për çmimin me të cilin janë shitur ndonjëherë atletet. Ato janë veshur në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së të vitit 1998 ku Jordan shënoi 37 pikë. Gjithashtu, konsiderohen të jenë në gjendje të jashtëzakonshme me firma të mëdha argjendi nga vetë Jordan.