Drejtuesit e automjeteve në Durrës, ashtu siç ishte paralajmëruar gjatë ditës së sotme kanë fikur makinat, duke iu bashkuar protestës kundër rritje së çmimit të naftës.
Makinat janë ndalur përpara bashkisë Durrës, ndërsa protestuesit kërkojnë që çmimi i naftës dhe benzinës të ulet.
Ndërkohë, në sheshin “Liria”, janë mbledhur disa qytetarë të tjerë, të cilët protestojnë me pankarta në duar.