Lajmi po bën xhiron e rrjetit/ “Wanda Nara në shtrat me Maradonën”, përgjigjet ish-bashkëshortja e Icardit

Në botën e spektaklit italian ka nisur të qarkullojë një lajm që po bëhet përherë e më këmbëngulës. Në pjesën e parë të programit “Belve” të drejtuar nga Francesca Fegnani, pyetja e parë që ajo i bëri ish-bashkëshortes së Mauro Icardit kishte lidhje pikërisht me këtë temë.




“Nuk kam qenë asnjëherë në shtrat me të. Është e vërtetë që një herë përfundova në të njëjtën shtëpi ku organizoheshin festa dhe e kuptova që një gjë e tillë do të më kishte bërë të famshme por nuk arrita as të flisja me të”.

Rrëfim i sinqertë nga ana e Nara-s e cila e pranon që do të kishte dashur që mes saj dhe Maradonës të kishte pasur një histori, por Diego nuk e shënjestroi dhe si pasojë ajo zgjodhi rrugën më të gjatë, martesën me Maxi Lopez fillimisht e më pas atë me Mauro Icardin.

Author: morevesh