Komisioni Evropian ka aprovuar këtë të hënë certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit.
Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmërinë.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE-së drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE-së.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE.
Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ
Duhet pasur kujdes, pasi disa prej vendeve të BE-së mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti.
Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së mund të klikoni mbi linkun: https://reopen.europa.eu/en/
Për të lehtësuar kërkimin për cdo qytetar, ministria ka vënë në përdorim një hartë të botës, ku mund të klikoni dhe të mësoni mbi masat e secilit shtet.
https://punetejashtme.gov.al/map.html
Kujtojmë se në disa vende të globit është krijuar kaos dhe anuluar shumë fluturime për shkak të përhapjes së variantit omicron të COVID-it, i cili është shumë infektues.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 2,3 milionë vaksinime, ndërsa popullata e përgjithshme e Shqipërisë është 2.8 milionë banorë.
Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID ka prekur shifrën 5,159 dhe 199,517 të prekur janë shëruar. Kurse numri i viktimave deri më ëshë 3,201.