Ministria e Ekologjosë dhe Zyra e Bashkimit Evropian, sot shpalli furnizimin publik për Rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujrave të zeza në Komunën tonë! Përfëshihen: pjesë të qytetit, fshatrat Greshnicë, Kolibar, Zajaz Teqe, Zajaz Xhuma, Zajaz Çelikaj e Ukaj, Premkë, Shitovë, Drugovë, Sërbian. Gjithashtu, do të përfëshihen edhe të gjithë fshatrat tjerë që e kanë të ndërtuar sistemin e ujrave të zeza dhe që lidhen në gypin kryesor i cili i bartë ata te stacioni filtrues, siç janë: Drogomisht i Madh dhe Drogomisht i Vogël, Garanë, Cërvicë, Llapkidoll, Trapçindoll dhe Mahmude!
Projekt kapital me vlerë 14 milion euro, vlerë kjo e siguruar nga Fondet e Bashkimit Evropian për të cilën Komuna e Kërçovës llogaritet e vetmja komunë në shtet që i thith këto fonde të cilat do të shpenzohen në interes të qytetarëve kërçovarë.