Rihyrja e Kirarës në shtëpinë e Big Brother la çuditur jo vetëm banorët që iu bashkuan natën e të shtunës por edhe banorët që gjeti brenda.
Vetëbesimi si ‘gruaja e më të fortit’ ka bërë që të ndryshojë dhe sjellje e të mos jetë ajo Kiara e urtë e cila rrinte vetëm me llullë elektrike gjithë ditën e sturkur në cepat e shtëpisë.
Nga Kiara e urtë, me edukatë dhe që nuk i kthente fjalën askujt, tashmë Kiara ka ndryshuar dhe ky ndryshim ka shtangur më tepër banorët.
Së fundmi Ronaldo e ka marrë veçmas Kiarën dhe i ka thënë që ta ndryshoj këtë mënyrë komunikimi
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Ndrysho mënyrën se si sillesh me banorët.
Kiara: Zemra po nuk po i bëj asgjë more, unë thjesht jam pak më e ftohte.
Ronaldo: Më dëgjo, ti dole jashte dhe pas një jave ti erdhe sërish brenda. Unë mendoj që dhe për publikun dhe për këta dukesh keq. Ti banorët duhet ti respektosh një nga një siç i kë respektuar.
Kiara: I respektoj, ku është mos respekti këtu?
Ronaldo: Jo ky ndryshim radikal, Kristi me Luizin nuk kanë asgjë personale. Është thjesht mënyra si ata kanë zgjedhur të luajnë.