Ky na qenka burrë, ikën në stadium “pa leje” dhe kërkon divorcin me pankartë në TV

Euro 2020 po zhvillohet me tifozë, edhe pse stadiumit nuk janë hapur plotësisht, përjashto “Puskas Arena” të Budapestit, i vetmi nga 11 vendet pritëse të turneut që lejon mbushjen e stadiumit me kapacitet maksimal.

Pankartat e tifozëve janë një nga gjërat më emocionuese të një ndeshje, por një tifoz francez e ka ekzagjeruar. “E dashur, dua divorcin“, lexohet në banderolën e shpalosur gjatë duelit Gjermani-Francë (0-1), që u luajt në “Allianz Arena” të Mynihut.

Me siguri që bashkëshortja e tij është tronditur kur ka lexuar pankartën dhe ka parë se kush e kishte nxjerrë, ndërsa tifozi francez qëndron stoik dhe i palëkundur duke shijuar ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës.

Author: admin