Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Bar Fokus në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë ku mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën 3 të tjerë.
Dyshohet se ka mbetur i vrarë Erion Çela, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me një automjet në drejtim të Laprakës.
Autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga jashtë lokalit në drejtim të viktimës dhe të plagosurve, të ciliët ishin ulur në një tavolinë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy grupeve të të rinjve.