Hoteli më i madh në botë, me 10,000 dhoma është aktualisht në ndërtim e sipër në Arabinë Saudite.
Dymbëdhjetë kulla, 10,000 dhoma dhe 70 restorante, plus platforma helikopterësh dhe një qendër konventash me madhësi të plotë: Ky është plani për Abraj Kudai, një kompleks në Mekë, Arabi Saudite, që do të bëhet hoteli më i madh në botë sipas numrit të dhomave kur të hapet. Projektuar nga firma arkitekturore Dar Al-Handasah, lokacioni prej 3.5 miliardë dollarësh është aktualisht në ndërtim e sipër dhe do të shtrihet në 1.4 milionë metra katrorë.