Ky është gjeli që këndon derisa i bie të fikët (VIDEO)

Një fermer turk që zotëron një gjel që këndon më gjatë se të gjithë, deri sa “i bie të fikët”, është detyruar të anulojë turet e tij në shumë vende të botës për shkak se Turqia ka hyrë në izolim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

28-vjeçari Okan Gokbudak, pronari i gjelit të quajtur “Baftjar” tregon se ka marrë ftesa të shumta për të parë shpendin e tij edhe nga të emisione njohura si “Heart Breakfast”.

“Producentët e shfaqjes më kontaktuan në fund të prillit, dhe më thanë se duan ta përfshijnë gjelin tim Baftjar në shfaqje. Kjo është diçka e mrekullueshme dhe për këtë gjë na ftuan në Angli”, tregon Okan.

 

Author: morevesh