Mes tymit të shishave, makinave luksoze dhe mjeteve të shtrenjta, djali i Armand Dukës bën një jetë që shumëkush prej të rinjve shqiptarë do të donte ta jetonte.
Kelit Duka është djali i vetëm i Armand Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Mes tymit të shishave, makinave luksoze dhe mjeteve të shtrenjta, ai bën një jetë që shumëkush prej të rinjve shqiptarë do të donte ta jetonte.
I zhytur në luks, padyshim që i riu Duka është shumë i lakmuar edhe prej vajzave në Instagram. Ai shihet në shoqërinë e bukurosheve të ndryshme që i ekspozon në rrjete sociale, teksa babai i tij, Armand Duka është nën akuza për abuzime me fondet.
Duka është vënë nën hetim nga 5 prokurori të ndryshme të Shqipërisë, për falsifikim firmash, abuzime dhe shpërdorim detyre. Aktualisht janë dy Shoqata Rajonale të Futbollit, ajo e Tiranës, përmes bashkisë e cila është aksionere e KF Tirana, dhe e Durrësit, që kanë depozituar në Prokuroritë e qyteteve përkatëse kallëzimet ndaj Armando Dukës dhe drejtuesve të tjerë të FSHF për abuzime të rënda me detyrën, si dhe përpjekje për të manipuluar rezultatin për llogari të Armand Dukës.