Kohëve të fundit, në media është përfolur burri i Olta Gixharit, për të cilin thuhet se është një biznesmen që aktivitetin e tij ne zhvillon në Spanjë.
Mediat shqiptare kanë shkruar gjatë ditës së djeshme që burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar analisten e Big Brother Albania VIP 2, Zhaklinë Lekatari.
E derisa analistja doli dhe e mohoi rastin por jo edhe bisedën telefonike që ka pasur nga një mik i përbashkët i tyre me Oltën, sot mediat kanë treguar se kush është burri i Oltës, i cili nuk ishte shfaqur me emër dhe mbiemër nëpër mediat shqiptare.
Sipas mediave në Shqipëri, burri i Olta Gixharit quhet Dor Lushi dhe vjen nga Shijaku derisa ai punon dhe vepron si biznesmen në Spanjë.