Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë.
Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjec, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.
GAZETARJA:Nga i ke pas bashkëshortet. A.SHULI:Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.
GAZETARJA:Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie? A.SHULI:Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.
GAZETARJA:Të kanë trad htuar? A.SHULI:Po, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja si ajo tradhtonte.
GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte? A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.
GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri? A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.
GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?
A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.
GAZETARJA:Dasma ke bërë? A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.
GAZETARJA:Ia mban mend emrat? A.SHULI: Dashurija e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.
GAZETARJA: E dyta? A.SHULI: Lavdije.
GAZETARJA: E treta ? A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë. GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?
A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.
GAZETARJA: Po më punëtorja? A.SHULI: Etleva. GAZETARJA: Po si i bëje për vete?
A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e coja në shtëpi. GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë? A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qendruar 7 vjet. GAZETARJA: Përse iku?
Continue Reading