Mbi 5,000 njerëz kanë hmbur jetën pas tëremtit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Ndërsa zonat e prekura po përjetojnë tmerrin, njerëzit e tjerë kanë filluar të japin kontributin e tyre për njerëzit atje.
Burak Özdemir, i njohur si CZN Burak, ka pasur shpesh në agjendën e tij ndihmën për njerëzit në nevojë dhe as këtë herë ai nuk është kurser, për t’u siguruar ushqim njerëzve të vendit të tij.
Me lot në sy, Burak Özdemir ka njoftuar se do të ndihmojë provincat e prekura nga tërmeti me qendër Kahramanmaraş.
Ai gjithashtu kërkoi ndihmë edhe nga të tjerët, pa gjendjen e qytetit të tij pas tërmetit.
“Ju lutemi të gjithve të bëni më të mirën”.
Özdemir, me origjinë nga Hatai, ka deklaruar se i ka parë me pikëllim pamjet dhe ka bërë të ditur se ka mbushur disa kamione me ndihmë ushqimore të përgatitura në restorantet e tij./albeu.com