Gjatë Kuvendit të mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në stadiumin “Air Albania”, u tha se logot dhe simbolet e Partisë Demokratike do të ndryshojnë.
Me propozimin e një grupi anëtarësh dhe me mbështetjen e të paktën 15% të delegatëve, Kuvendi vendosi ndër të tjera që vula e PD dhe simboli i saj të kthehet tek forma origjinale që ka pasur kur u themelua partia.
Krahasuar me vulën e përdorur deri më tani në PD, ajo e zgjedhur nga Berisha ka një ngjyrë blu më të errët e më të theksuar.
“Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon logo, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër”, tha deputeti Bylykbashi.