Ditën e sotme është hapur një llogari në Instagram me emrin e Jurgenës, vajzës që gjatë gjithë kësaj kohe ka menaxhuar profilin e Luizit.
Në këtë llogari, personi në fjalë pohoi se ishte kërcënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq dhe se duhet t’u dorëzonte atyre Instagramin e Luizit.
Mirëpo, gjithë postimet në këtë profil kanë qenë një gënjeshtër.
Pak më parë motra e Luizit, Ina Ejlli, ka bërë një reagim publik ku është shprehur se Instagrami i saj është adresa e vetme e vërtetë, ndërsa gjithë të tjerat janë të rreme.
“Përshëndetje!
Sic edhe e keni parë tashmë jane hapur shume profile fake . Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të RREME! Çdo bisedë e shpërndarë është MODIFIKIM.”