Spektakli i mbrëmjes së kaluar të Big Brother Vip është shoqëruar me debate shumë të forta mes konkurentëve ku nuk kanë munguar sharjet dhe fyerjet ndaj njëri-tjetrit.
Përplasjet mes konkurentëve tejkaluan kufijtë duke kaluar në ofendime personale dhe ngritje të toneve të zërit, duke shkaktuar komente të shumta në mediat rozë po ashtu edhe në rrjetet sociale, ku komenutesit shprehin hapur mendimin se sjellja e tyre nuk është aspak etike.
Një nga debatet më të forta ishte ai mes modeles Kejvina Kthella dhe këngëtarit Luiz Ejlli.
Modelja shpërtheu në fyerje dhe ofendime shumë të rënda ndaj këngëtarit, pasi nuk arriti dot të përballonte përgjigjen e këngëtarit pas provokimeve të njëpasnjëshme.
U desh ndërhyrja nga moderatorja që kjo situatë të zgjidhej duke thënë se në vazhdim nëse ka ofendime dhe sharje ndaj njëri-tjetrit do të merren masa ndaj secilit prej tyre.
Ndërkohë banorët kanë bërë edhe nominimet e kësaj jave, ku më të votuarit nga banorët ishin Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Ronaldo Sharka, Efi Dhedhes dhe Kristi Aliaj.