Kush janë tre banorët e rinj që u bën pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2” ?

Vajza e këngëtarit Sabiani, Kejsni Medini, është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.




Në klipin e saj prezantues, Kejsi tha se është 22 vjeçe, fotomodele dhe inspiron të bëhet këngëtare.

“Kam hyrë në Big Brother VIP për të treguar se nuk jam vetëm e bukur. Kiara është më e preferuara, nga djemtë nuk kam. Ndryshe nga banorët e tjerë, diçka që e nis e çoj deri në fund”, tha ajo.

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së Big Brother Vip. Brahimi është aktor humori.

Ai u prit nga Luizi, ndërsa ky i fundit i tha banorëve se ditë të zeza do vijnë për to.

 

Gazetari i njohur Bledi Mane është banori i tretë më i ri i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip.

Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.

Author: morevesh