Presidenti i SHBA Joe Biden, turku Rexhep Tajip Erdogan dhe ukrainasi Volodymyr Zelensky janë liderët botërorë më të ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa braziliani Inacio Lula da Silva është më aktivi.
Në këtë listë mungon plotësisht presidenti rus Vladimir Putin, i cili nuk ka llogari personale në asnjë nga tre platformat kryesore të marra në konsideratë: Facebook, Instagram dhe Tëitter.
Kjo është ajo që rezulton nga një sondazh i kryer nga Observatori Dixhital i Fondacionit Italia Digitale, ku përfshiheshin 24 krerë qeverish të disa prej vendeve më të rëndësishme në botë.
Duke analizuar aktivitetet e marketingut në mediat sociale të drejtuesve, ajo ka përpiluar një renditje sipas numrit të ndjekësve, Angazhimit total dhe Angazhimit mesatar për postim në harkun kohor të 3 muajve të fundit.
Sandro Giorgetti, Shefi i Observatorit Dixhital shpjegon se duke marrë tre rrjetet sociale më të përdorura, rezukton se Biden është ai që shquhet me mbi 66 milionë ndjekës, i ndjekur nga Erdogan me më shumë se 40 milionë dhe Zelensky me 27 milionë. Ky i fundit, nënvizon Giorgetti ka një audiencë më të madhe ndërkombëtare se dy të tjerët, për shkak të vëmendjes mediatike të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë.