Kush ishte IT që shkoj në mesnatë tek kamerat?/ Anila Hoxha: Si u fshehën provat e “21 Janarit”

Gazetarja Anila Hoxha ka teguar se si u fshehën provat e 21 janarit të 2011-ës, kohë kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë 4 protestues.




Hoxha tha në një intervistë me gazetarin Thimi Samarxhiu se një IT shkoi në mesnatë tek kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë.

Një tjetër akt që synonte fshehjen e provave të vrasjes, sipas saj, ishte shkatërrimi i armës së Ndrea Prendit, ish-shefit të Gardës së Republikës.




Një tjetër akt që synonte fshehjen e provave të vrasjes, sipas saj, ishte shkatërrimi i armës së Ndrea Prendit, ish-shefit të Gardës së Republikës.

“Mua m’u kujtua se si u bënë gjërat për fshehjen e së vërtetës, një IT shkoi në mesnatë te kamerat e kryeministrisë dhe fshinë të gjithë regjistrimet nga kamerat e sigurisë.




Edhe shoferi i Ndrea Prendit kishte shkatërruar armën e Prendit, armë nga e cila u qëllua 11 herë dhe u vra një person.

Kishte përpjekje të madhe për të fshehur ngjarjen. Kulmi ishte kur u refuzua arrestimi i tyre nga forcat e policisë”, theksoi gazetarja

Author: morevesh