Kush ia tregoi? Olta i zbulon Deas vendimin e produksionit para se të hapej Zarfi

Sjelljet e çuditshme të banorëve të shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ vihen re në moment nga ndjekësit e rregullt. Çdo moment dyshues hidhet menjëherë në rrjetet sociale, njëjtë si leximi i skaletës së Arbanës. Nga dita e djeshme, në rrjet po qarkullon një video, ku shfaqet Olta, e cila i tregon Deas se ka ikur Valbona, por kjo deklaratë u bë para se të hapej zarfi në shtëpi.




Armaldo Kllogjeri (Maestro) pyet Oltën nëse ka ardhur zarf, e kjo e fundit i pohon. Më pas, Olta i kërkon Deas që të mos e diskutojnë atë që u tha mes tyre. Kjo lë shumë dyshime mbi lojën e Oltës, e nëse ajo po ndihmohet apo udhëzohet nga dikush tjetër.

Olta: Erdhi ee. Ka ik Valbona

Dea: Si ka ikur?

Maestro: Zarf, zarf?

Olta: Po

Olta i drejtohet Deas: Zëre se nuk ta thashë të lutem, okej. Të lutem.

Kjo nuk është hera e parë që Olta bën veprime të çudishme, të cilat lënë vend për koment. Pak ditë më parë, ajo i kërkoi Kristit që të mos komentonte një veprim që ndodhi mes tyre. Duket se produksioni po arrin t’i fshehë skenat e Oltës, duke mos bërë publike asgjë, madje as momentin kur ajo shan ‘BBV’.

Author: morevesh