Qani Lutfiu është shqiptar nga Presheva i cili merret me ndërtimin e gjësendeve të ndryshme.
Por ai pos shpikjeve tjera kësaj radhe ka ndërtuar edhe një helikopter.
Lu tfiu nëj një intërvistë për RTV Dukagjinin thotë se pos motorit që e ka marrë në Kosovë të gjitha pjesët tjera me të cilat është ndërtuar helikopteri janë punë dore të improvizuara nga vet ai.
Ai thotë se pas disa provave të suksesshme në oborrin e tij, është hasur nga organet e sigurimit të Serbisë dhe i është ndaluar të provojë përsëri ta ngrejë në ajër fluturaken, përcjell Telegrafi.
“Më kanë thënë se pa leje nuk guxoj ta ngrejë në ajër. Për të marrë leje më kanë thënë se duhet ta dërgojë në Beograd. Unë nuk kam dashur ta dërgojë në Beograd por u kam thënë le të vijnë në shtëpi ta shikojnë. Për këtë gjë më kanë kërkuar një shumë të madhe të parave që për mua është e papërballueshme”.
Lutfiu thotë se projekti i ka kushtuar rreth 10 mijë euro por nuk shpreson se mund të merr leje nga shteti serb për ta ngritur në ajër.
Ai thotë se helikopteri i tij është shumë i sigurt që të ngrihet në ajër pasi sipas tij motori mund të përballojë më shumë se dy persona por ai për të qene i sigurt ka vendosur ta bëjë vetëm me një ulëse.
Shpikësi shqiptar thotë se shpreson që një ditë edhe shqiptarët e luginës së Preshevës do të jenë të lirë e të punojnë pa frikë./Telegrafi/.