Kush është shqiptari pjesë e Cosa Nostra-s?/ Karamuço: “Është me origjinë nga Vlora, kryen vrasje…”

Eksperti Ervin Karmuço ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” për të folur në lidhje me arrestimin e bosit të mafias famëkeqe Matteo Denario.

Ai ka zbuluar se në grupin e tij, sipas përgjimeve, është një shqiptar me origjinë nga Vlora, i cili kryen vrasje profesionale.



“Në grupet e Matteo Danario-s bëhet e qartë që pjesë e ekzekutorëve në ngjarjet e rënda kriminale, që ka dalë dhe në përgjime, është një shqiptar. Është një person nga Vlora. Por nuk dihet identiteti i tij.

Është një shqiptar që mund të ketë formim ushtarak nga sistemi komunist. Është larguar në vitin 91. Bën punë profesionale. Nuk kapet dot. Kjo na tregon lidhjet me krimin shqiptar për të kryer vepra të rënda kriminale.”- tha Karamuço.

Author: morevesh