Kush është dhëndri milioner “sekret” i Jozefina Topallit për të cilin po shkruan gjithe bota(FOTO LAJM)

Ish kryetarja e Parlamentit dhe ish nënkryetarja e PD Jozefina Topalli prej disa muajsh është bërë gjyshe. Vajza e saj Megi ka sjellë në jetë një djalë, të cilin ajo, ndonëse e ruan me fanatizëm dhe nuk e ekspozon në foto, siç nënat e kujdesshme bëjnë, nuk ka hezituar të postoje foto në momente të bukura me të, duke bërë shëtitje në park apo duke e mbajtur në krah.

Sigurisht tani ka dhe më shumë kohë për t’ja dedikuar të voglit të shtëpisë. Megin dhe Genarin të gjithë i njohim, por shumë ak dimë për dhëndrin e saj, bashkëshortin e vajzës Megi.

DÀNH CHO BẠN
Mgid
Mgid

9 Of The Best Family Friendly Dog Breeds
Herbeauty

You’ve Lost Weight. Why Does It Come Back?
Herbeauty
Ai është Angelin Serreqi, i cili ka studiuar dhe punuar në Padova të Italisë për IT, dhe prej pak vitesh është kthyer në Shqipëri ku ka hapur kompanine që operon në fushën e teknologjise dhe komunikacionit, Angel 1, në të cilë është bashkëthemelues dhe CEO.

Dhe është pikërisht prestigjozja Forbes në seksionin italisht, e cila në një artikull të saj, trajton ndihmën që mund të japi teknologiia e komunikimit për njerëzit të cilët nuk dalin nga shtëpia, në mënyrë që ata të ruajnë shëndetin e tyre dhe të mbajnë veten me aktivitet fizik pavarësisht se palestrat janë mbyllur.

Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, veçanërisht parandalimin e sëmundjeve, tre elementët thelbësorë janë ushtrimi i rregullt, ushqimi i shëndetshëm dhe koha për t’i kushtuar pasioneve të një personi.

“Këtu janë 8 stimuj të dobishëm për të intriguar dhe pse jo, ju ndihmojnë të lëvizni, pa lënë shtëpinë ose zyrën tuaj”, shkruan Forbes.

Ja çfarë shkruan ajo që në fillim të artikullit të saj:

Në këtë drejtim, teknologjia ju lejon të integroni trajnime në distancë me kontrollin e përbashkët te ritmit te zemrëa, për t’i dhënë siguri dhe cilësi më të madhe trajnimeve.

E para në botë që e propozoi atë është ekipi profesional i Angel 1, një startup i ri që ka vite që dedikohet për të gjetur zgjidhje inovative për qendrat e fitnesit dhe klubet që kujdesen për shëndetin e personit të stërvitur.

Forbes pra përmend të rinjte shqiptare si histori suksesi. Goxha vlerësim për dhëndrin e Jozefines, e cila duhet të ndihet vërtet krenare!

Author: admin