Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur sot për një spiun, një zyrtar të lartë të shtetit shqiptar që ka shitur informacione të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe njihet me pesudonimin “Çelësi”. Sipas tij, Shërbimi Informativ e ka identifikuar këtë person, por ai përsëri lëviz lirshëm.
Madje, i ftuar në emisionin “Top Talk”, Ervin Karamuço ka treguar se ky person ka shitur informacionet për të shkolluar fëmijët jashtë vendit. Dhe, është shfaqur disa herë në media duke e shitur veten si atdhetar të madh.
“Ne do i shkojmë deri në fund ndëshkimit të të gjithë personave që brenda ose jashtë shërbimit janë të faktuar për spiunazh. Siç kemi informacion çelësi vazhdon lëviz i qetë madje e kemi parë dy-tre herë edhe në televizione që del e flet si atdhetar i madh, këto gjëra duhet të marrin fund.
Rezidenti jepte informacione të sekretit shtetëror dhe në këmbim të kësaj shkollonte fëmijën jashtë vendit.
Bëhet fjalë për një zyrtar të shtetit shqiptar, ndërsa personi i huaj që bënte pagesat në lidhje me informacionet që merrte është larguar non-grata ndërsa “çelësi” lëviz i lirë.
Për disa prej personave që merren me këtë çështje dhe aludojnë se kush mund te jenë, sigurisht që dihen këto emra, në momentin që flasim nuk është në pozicion dhe mënyra se si është trajtuar nuk më pëlqen fare. SHISH nuk duhet ti japë hapësirë për të folur kur i ka identifikuar si spiun”, është shprehur eksperti Ervin Karamuço.