Kush është burri që ka refuzuar Monica Belluccin, intervista që u kthye në sensacion në Itali

Një intervistë e Eros Ramazzottit në “Corriere della Sera”, u kthye në sensacion brenda pak orësh. Këngëtari pranoi se ka refuzuar interesin që Monica Bellucci kishte treguar për të si mashkull. Intervista bëri aq bujë, saqë Ramazzotti u detyrua të bënte një sqarim përmes Instagramit.

Çfarë deklaroi Ramazzotti:
Gjatë intervistës, këngëtarit italian iu kërkua të bënte një rivlerësim të karrierës së tij dhe jetës private. Në një pikë, kur u pyet për pengjet që ka, ai deklaroi se e tillë është një jo që i ka thënë aktores.

“Jeni penduar për diçka? Një jo private? Për Monica Belluccin. Ishte një kohë kur ajo edhe unë ishim të lirë. Ka mbetur thjesht një kujtim i bukur”.

Në sqarimin që bën në Instagram, i domosdoshëm sipas këngëtarit për shkak të “zhurmës” që u krijua, vihet re një gjuhë më e kujdesshme.

Ai poston një video nga show “Stasera pago io”, ku Monica dhe ai ishin të ftuar. “Keqardhja që nuk iu vardisa aq shumë gruas më të bukur në botë”, shkruan ai.

Dhe pastaj ai shton në një story: “Jo gjithçka që lexoni është e vërtetë”. Ndërsa në frontin Bellucci ka pasur vetëm heshtje deri tani.

 

 

Author: admin