Aktori i njohur, Gent Hazizi, është përlotur mbrëmjen e djeshme teksa kujtonte vajzën e tij. Gjatë një bisede me Efin, kjo e fundit e pyet “a e ke pikë të dobët vajzë” dhe ai konfirmon me kokë se “po”.
Pjesë nga biseda e tyre: Efi: Gjithmonë gocat me baballarët lidhen më shumë! Genti: Ça të ka baba ty? E pyes gjithmonë dhe më thotë ‘më ke përjetësi për gjithë shekujt e shekujve’. Se më ngjan komplet.
Situata mes Oltës dhe Gentit u diskuta në prime e djeshëm, megjithatë Genti nuk e ka lënë pas çfarë ka ndodhuar. Për këtë ai ka imituar sërish reagimet e Oltës.
“Bullizim, dua të më kërkosh ndjesë”, tha Genti ndërkohë që imitonte Oltën. Kristi ishte i pranishëm atëherë kur ndodhi kjo situatë, teksa vazhdoi ta shtyjë Gentin për të imituar më shumë Oltën.
Nderkohe cigaret i gëzojnë gjithmonë banorët, kur bëhet fjalë që kanë mbetur pa ato. Luizi madje ka arritur sa të sakrifikojë pjesën e tij nga buxheti, vetëm për cigaret.
Me batutat e tij karakteristike, ai i çoi te Amos duke i thënë që t’i “inaugurojë” si lider. “Mund ta bësh inaugurimin, kam qef kur pret shiritin e kuq”, tha Luizi.