Në parashikimin e muajit Mars për vitin 2022, Meri Shehu vendos në fokus marrëdhëniet në çdo aspekt të tyre. Një detaj interesant që astrologia e njohur zbulon në emisionin “Rudina”, lidhet me ngjarjen aktuale më të nxehtë në botë, lufta Rusi-Ukrainë.
Nga ana astrologjike, presidenti rus, Vladimir Putin i përket shenjës së Peshores, e cila ndodhet në fund të renditjes së fatit nga Meri Shehu. Ndërkohë, ashendenti i tij është në shenjën e Akrepit, që ka tendencën të jetë autokatastrofik.
Volodymyr Zelenskyy, presidenti i Ukrainës i përket shenjës së Peshqve që renditet në vend të 4 dhe duket se yjet janë në favor të tij. Megjithatë, çdo gjë do të varet nga takimi i planetëve luftarakë, Marsit e Plutonit që do të takohen nën shenjën e Bricjapit. Datat 2 dhe 3 do të përcaktojnë cili prej liderëve më të diskutuar do të triumfojë.