Opinionistja Balina Bodinaku ishte e ftuar sot në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’, ku u pyet ndër të tjera se kush do të jetë fituesi i çmimit të madh të ‘Big Brother VIP’.
Balina refuzoi të përgjigjej, duke thënë se në këtë pikë kur jemi vetëm pak ditë para finales është mirë që ajo të mos influencojë të tjerët me mendimin e saj.
Nisur nga kjo përgjigje, gazetarja Ori Nebijaj e pyeti, por kur debaton me bashkëshortin e saj, gazetarin Andi Bushati për kë bën tifo secili prej tyre.
Mirëpo Balina u shpreh se nuk diskuton fare me Andin për “Big Brother VIP’, pasi ai ka drejtim krejt tjetër.