Deklarta e Monika Lubonjës se ‘kosovarët shkojnë më shumë në Dubai’, ka sjellë reagimin e ish-velinës, Kejvina Kthella dhe modeles, Arta Nitaj.
Kejvina Kthella postoi një foto dhe shkroi: “Nga Dubai pra”, ndërsa u ripostua nga shoqja e saj me mbishkrimin: “Aty pra aty”, për të ironizuar atë çfarë tha aktorja në shtëpinë e famshme.
Pas këtij postimi ish-velinës i kanë dërguar mesazhe ofenduese në rrjetin social Instagram dhe ajo vendosi të publikojë një prej tyre.
“Ju jeni dy kur*at më të mëdha të Shqipërisë”, iu shkruante komentuesi asaj.
“Mos shani më se nuk iu publikoj ju të tjerëve. Ndërsa ju që më doni e më komplimentoni, ju them që iu dua shumë. P.S.: Do ju ftoj në dasmë kur të martohem me sheikun”, iu përgjigj Kejvina komentuesve.