Kur vetë produksioni i “Big Brother” thyen rregullin kryesor të formatit! (VIDEO)

Cili është rregulli kryesor i formatit “Big Brother”? Që banorët të jenë të izoluar nga çdo informacion i mundshëm që vjen nga jashtë.

Mirëpo çfarë bën vetë produksioni?! Lejon banorët të shikojnë emisionin “Big Brother Fun Club” brenda shtëpisë.

Së fundmi është bërë virale një video ku duket Eni, Kejvina, Efi dhe Luizi në oborr duke biseduar. Në një moment Eni thotë që është ora 1 sepse filloi “Fun Club”. Në momentin që modeli e thotë këtë, Kejvina e kap për krahu duke ia bërë me shenjë që ta mbyllë gojën.

Me aq shumë gjëra që po ndodhin në atë shtëpi, nuk dimë çfarë të themi për këtë situatë. Juve si e gjykoni këtë video?

Mbrëmjen e djeshme kujtojmë që banorët dhanë emrin e Luizit si personi që duhet të lërë shtëpinë , por Arbana tha se publiku ka vendosur që ai është i pari që i shpëton eleminimit.

Mirëpo ajo që mori vëmendje ishte edhe banori i eliminuar. Mikela Pupa la shtëpinë e “Big Brother Vip”, por sondazhet dhe komentet tuaja kanë treguar ndryshe! Në një sonazh të hapur në Instagram-in e “Iconstyle.al”, banorja më e votuar për të dalë nga “BBV” ishte Dea Mishel me mbi 15,000 vota, e ndjekur më pas nga Mikela. Por mbrëmjen e djeshme, Dea ishte banorja e dytë që i shpëtoi eliminimit me “votat e publikut.”

Kjo tregoi edhe njëherë sa “vlerë” kanë votat tona për nominimet dhe banorët e “BBV!”

 

 

Author: morevesh