Kur do të pushojnë reshjet e shiut? Ja çfarë pritet në ditët në vazhdim

Pas motit të keq që ka pushtuar vendin, meteorologia e njohur Adiola Bani është shprehur se reshjet më të dendura të shiut janë regjistruar në zonat veriore dhe veriperëndimore.

“Zona më prob lematike vijon të mbetet zona veriore, dhe kryesisht veriperëndimore, Shkodra, Lezha, Bajram Curri dhe zona e Kukësit. Pellgu i Drinit në përgji thësi ka pasur sasinë më të konsiderueshme të reshje’, tha ajo për Euroneës.

Gjithashtu Bani shtoi se në orët e mbrëmjes dhe deri nesër paradite do të ketë shkë putje të reshjeve të shiut, çka do të bëjë që situata të jetë më e qetë.

Meteorologia u shpreh gjithashtu se e diela dhe dita e hënë do të ketë shtimtë reshjeve, ndërsa situata pritet të normalizohet në mesin e javës që vjen.

“Pritet të kemi një shkëputje reshjesh sot gjatë orëve të mbrëmjes dhe nesër gjatë paradites, për t’u rikthyer nesër paradite, por nuk do të jenë në nivelin që kanë rënë deri sot, por sërish e diela dhe e hënë do të sjellin fuqizim të reshjeve. Do të kemi ndërprerje të tyre gjatë të hënës dhe të martës, dhe përmirësimin e motit e kemi pas mesit të javës për t’iu rikthyer normalitetit”, tha ajo./korrieri.al

Author: admin