KUJDES! Sonte mbuloni makinat, fenomeni ekstrem pas mesnate

Pritet që ekstremi i temperaturave të ulta për këtë javë të arrihet gjatë mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të së mërkurës.

Stacionet meteorologjike rajonale raportojnë për ulje të temperaturave deri në -4 gradë Celsius gjatë mëngjesit të sotëm në kryeqytet si edhe zonat malore të vendit.

Temperaturat e ulëta nga -4 deri në 2 gradë Celsius do të përfshijnë thuajse 80% të territorit të Shqipërisë duke përjashtuar vetëm zonat bregdetare, të cilat do të kenë temperature disi më të larta krahasuar me pjesën tjetër.

Temperatura më e ulët pritet të arrihet në Kukës me -8 gradë Celsius, Peshkopi me -6 Gradë Celsius, Bajram Curri e Korçë me -6 dhe -7 gradë Celsius, etj.

Situata pritet të përmirësohet disi gjatë mesditës së nesërme, ku tempeturat do të rriten sërish pas kalimit të rrymave të ftohta ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit.

Author: morevesh