Pas daljes së vaksinës, shpresat janë të mëdha që 2021-shi nuk do të jetë i izoluar, që do mund të udhëtojmë dhe shijojmë lirinë e munguar të këtij viti. Ku të shkosh? Në destibacionin që i përshtatet shenjës tënde zodiakale.
Dashi në Bhutan
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Dashi është një shenjë energjike që nuk do relaksim kur udhëton. Do një festë të vërtetë në të cilën ndihet protagonist. Në Bhutan mund të jetë aktiv dhe dinamik, gjithashtu të ketë mundësinë të lidhet me anën e tij më shpirtërore.
Demi në Kaliforni
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Shenja e Demit është e lidhur me natyrën dhe duke jetuar në kaosin e qyteteve të mëdha preferon për pushime destinacione ku të kënaqë trupin dhe mendjen me pamje që të lënë pa frymë. Demi është edhe një shijues ushqimi i paparë, ndaj atje ku shkon duhet të ketë pjata të veçanta. Ndaj Kalifornia është për të.
Binjakët në Berlin
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Binjakët duhet të stimulohen mendërisht dhe të katapultohen në një atmosferë të gjallë dhe argëtuese që mund të gudulisë inteligjencën e tyre. Vendi perfekt ku natyra e tyre kurioze mund të gjejë indiciet e duhura është Berlini me muzikë dhe art avangardë.
Gaforrja në Firence
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Asnjë udhëtim rreth botës nuk mund të jetë më i kënaqshëm sesa udhëtimi në Itali, më saktë në Firence. Në kryeqytetin toskan, mund të kënaqë shpirtin e tij romantik që e bën atë të ndihet si në shtëpinë e tij. Në rrugët e Firences, midis dyqaneve të vogla artizanale dhe veprave të mrekullueshme të artit, Gaforrja bëhet më romantike.
Luani në Sri Lanka
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Luani është një shenjë krijuese, pasionante dhe vullkanike që duhet të frymëzohet për të ndezur zjarrin e tij. Kjo është arsyeja pse Sri Lanka është destinacioni perfekt për këtë shenjë: karakterizohet nga një mjedis shumë i larmishëm që varion nga qytetet më të zhurmshme deri në plazhet më të qeta.
Virgjëresha në Afrikën e Jugut
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Virgjëresha ka tendencën të organizojë çdo aspekt të jetës, gjithmonë duke u përpjekur të nxjerrë më të mirën nga çdo përvojë (natyrisht duke përfshirë pushimet). Pak e prirur për udhëtime tepër relaksuese dhe statike, Virgjëresha dëshiron të zbulojë dhe të jetojë ditë të ndryshme ku çdo ditë nuk është kurrë e njëjtë me atë të mëparshmen. Afrika e Jugut ofron një sasi të jashtëzakonshme përvojash.
Peshorja në Paris
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Peshorja pëlqen që gjithçka të jetë në ekuilibër perfekt, edhe për pushime. Nuk duhet të jetë shumë ekzotike, por gjithmonë brenda elegancës. Duke folur për përsosje dhe hijeshi, Parisi është vendi i përsosur për shenjën e Peshores, e cila mund të shkojë mijëra herë aty.
Akrepi në Meksikë
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Gjithmonë e tërhequr nga misteri dhe shpirtërorja, shenja e Akrepit është me vetëbesim, guximtare, e vendosur dhe ka nevojë për një vend që reflekton shpirtin e guximshëm dhe të zhurmshëm. Qyteti i Meksikës ka një kulturë të gjallë, një skenë arti me famë botërore, një fe të rrënjosur thellë dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ushqim të shkëlqyer. Praktikisht vendi i përsosur ku Akrepi mund të shijojë plotësisht jetën, në të gjitha dimensionet e saj.
Shigjetari në Peru
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Shigjetari është vazhdimisht në kërkim të njohurive dhe aventurave, dy përbërës themelorë që nuk mund të mungojnë kurrë edhe kur udhëton. Peruja është vendi ideal ku midis mrekullive natyrore çarmatosëse dhe mbretërive antike, ju mund të njihni dhe zbuloni një botë që nuk ekziston më, por që, pavarësisht kësaj, ka ende shumë mësime për të dhënë.
Bricjapi në Galapagos
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Përqendruar përgjithmonë në arritjen e qëllimit profesional edhe kur udhëton, Bricjapi ka nevojë për të hyrë në një dimension praktik-konservator të aftë për ta mbajtur atë aktiv edhe kur udhëton. Galápagos duket se përshtatet në mënyrë të përsosur me nevojat e shenjës së Bricjapit, i cili, mund të gjejë aty gjithçka që i nevojitet (përfshirë një klimë të këndshme e të ngrohtë që nuk e sëmur).
Ujori në Barcelonë
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Ujori ka nevojë për stimuj dhe energji për ta mbajtur zgjuar dhe për të qenë në vëmendje. Barcelona është padyshim një qytet i aftë të zgjojë kuriozitetin e Ujorit i cili mund të bëjë miq me njerëzit vendas, të hajë tapas dhe të shtojë dozat e entuziazmit.
Peshqit në Trancoso, Brazil
Ku t`i bësh pushimet në 2021-shin sipas shenjës së
Shenja e Peshqve ka imagjinatë, është e dhembshur dhe shumë bujare. Pëlqen të japë pa pasur asgjë në këmbim. Sidoqoftë, gjatë pushimeve, Peshqit duan të pushojnë dhe të shijojnë çdo komoditet që ekziston në tokë, pa kursyer. Ndaj qyteti brazilian i Trancoso është zgjidhja perfekte për nevojat e tyre, pasi aty mund të gjeni një vendpushim super luksoz midis palmave dhe ujërave të kristalta.
*Artikulli i Cosmopolitan u përshtat në shqip nga Tiranapost.al