Fifi dhe Graniti janë puthur përsëri
Dyshja Fifi-Granit, duket se nuk mund të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Pas pak ditësh prej kur Fifi i tha Granitit se duhet të distancohet nga ajo, pasi qëndrimi me të po e penalizon në lojën e tij në shtëpinë e Big Brother, ata janë kapur sërish duke u puthur në dhomën e pastrimit.
Është Fifi ajo që ka puthur pa ndalur Granitin në qafë, ndërkaq Graniti gjatë gjithë kohës e ka pyetur “A je shpirti i Grankos”.
Kujtojmë se mbrëmjen e spektaklit, ish-partnerja e Granitit i dërgoi një letër e cila iu lexua nga produksioni, ku ndër të tjera thoshte se nuk është e kënaqur me lojën që po bën Graniti brenda, e sidomos për historinë me Fifin.
Graniti pas letrës duk se u pendua për veprimet e tij dhe tha se i mungon shumë ish-partnerja./korrieri.com.al