Herion Mustafaraj dhe Ronaldo Sharka janë dy nga banorët e edicionit të dytë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Edhe pse kanë pak ditë që janë bërë pjesë e këtij formati, dyshja duket se nuk shkojnë aq mirë me njëri-tjetrin, pasi herë pas here janë konfliktuar dhe kanë pasur debate.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa gazetari ka ngacmuar së fundmi me ironi aktorin sa i përket daljes jashtë shtëpisë. Ronaldo i ka kërkuar Herionit mos të flasë me kode, teksa kjo gjë ka acaruar aktorin.
Herioni: Një ditë do dalim të tërë…
Ronaldo: Çfarë the?
Herioni: Kush foli me ty, është pjesë filmi, shoku, mba punën tënde!
Ronaldo: Mos fol me kode.
Herioni: Ku e ke hallin, je çmendur! Shif punën tënde, je gjithë ky çun.
Ronaldo: Ore bëhu burrë dhe thuaji që këtë gjë e the për mua. Mos bëja lojëra fjalësh se nuk kam lindur dje.
Herioni: Ore unë po sillem shumë mirë me ty!
Ronaldo: Të të vijë turp!