Kriza energjetike do të jetë sprova ekonomike e vitit 2022, ku çmimet pritet të kulmojnë në 450 euro për megavat orë. Qeveria ka vënë në dispozicion për blerjen e energjisë 80 milionë dollar, ndërkohë që ekspertët parashikojnë një situatë të zymtë deri në qershor.