Kriset miqësia 25-vjeçare? Valbona dhe Armaldo përplasen: Si ma kthen në këtë lloj mënyre (VIDEO)

Në klipin prezantues Valbona tha se disiplinën e ka shumë të rëndësishme, sidomos kur jeton me shumë persona në shtëpi.

Teksa kaluan vetëm 24 orë nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother Vip, Valbona nisi debatet e para me banorët, më së shumti me Armaldon, për shkak të mungesës së higjienës në shtëpi.




Sapo erdhi, ajo u tha banorëve që të ndahen punët, por kjo shkaktoi debat mes saj dhe Armaldos.

Ky i fundit i tha Valbonës se nuk ka dëshirë të komunikojë fare më të, por këngëtarja u ndje keq, pasi sipas saj ata kanë një raport miqësor prej 25 vitesh.

Author: morevesh