“Krimineli shqiptar që njihet si Mbreti i TikTok”, media britanike artikull për Aleks Vishajn: Sfidon autoritetet angleze

Shqiptarët që jetojnë në Londër duket se kanë një vend special në median britanike “The Sun” e cila i kushton herë pas here artikuj.

Këtë herë ka qenë tiktok-eri i famshëm Aleks Vishaj. “Mashtruesi shqiptar” e quan “The Sun” Vishajn i cili u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani. Ai kreu tre muaj burg në Gjermani para se të kthehej në Shqipëri, ndërsa duhej të ishte ndaluar nga Britania pas një goditjeje kriminale.

“Bandat shqiptare kanë ardhur në Britaninë e Madhe gjatë dy dekadave të fundit duke marrë kontrollin e tregut të kokainës në vend. Modeli i tyre i biznesit bazohet në të qenit ‘të lirë dhe të shpejtë’”, shkruan “The Sun”.




Por, tashmë 33-vjeçari Aleks Vishaj është kthyer edhe më i guximshëm duke e quajtur veten “Mbreti i TikTok” në faqen ku ai mburret se jeton si një yll rock në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë platformë ai ka zhvilluar së fundmi një lojë me një arab, për të cilën vëllai i tij Doriani vuri bast se nëse shqiptari humbiste do të digjte makinenën.

Ai humbi dhe Doriani dogji në një video LIVE në TikTok makinën e tij 54,000 paund. Por media brianike vë në dyshim burimin e të ardhurave të vëllait të Aleks Vishaj i cili djeg makinën e tij luksoze vetëm për të mbajtur një premtim TikToku.

 

Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër, duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë në një lojë Tik Tok online.

Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me avion pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së.

I riu shqiptar është një nga shumë kriminelë shqiptarë, shkruan “The Sun”, që sfidojnë autoritetet angleze.

Author: morevesh