Kriminelët lënë shënimin kërcënues për Mesin: Po të presim…/ Bombardohet me plumba dyqani i vjehrrit të futbollistit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit së ditës së sotme në Rosario dy burra me motoçikletë qëlluan me 14 plumba në një dyqan në pronësi të familjes së Antonella Roccozzo, gruaja e futbollistit të famshëm Lionel Messi si dhe lanë një mesazh kërcënues për këtë të fundit dhe kryebashkiakun, Pablo Jakvin.




Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm, ky dy persona me motor kanë qelluar me 14 plumba në derën e dyqanit i cili është në pronësi të familjarëve të gruas së Messit.

Përveç kësaj, kriminelët kanë lënë edhe një mesazh të shkruar me dorë ku shkruhej: Messi, ne po të presim. Javkin është një tregtar droge, ai nuk do të kujdeset për ty.




Ndërkohë, menjëherë pas kësaj ngjarje një panik i madh është krijuar te fansat e Messit të cilët janë të shqetësuar për jetën e futbollistit. Mbledhja e kombëtares së Argjentinës po afron dhe Messi dhe bashkëshortja e tij pritet të vizitojnë Rosarion.

 

Author: morevesh