Alkent Pozhegu, një artist kosovar ka krijuar portretin e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden duke përdorur drithëra dhe fara, një ditë para ceremonisë së inaugurimit.
Në një intervistë për Report Tv në hapësirën live të pasdites, Pozhegu është shprehur se një vendim i tillë ka ardhur si një shenjë mirënjohje për Biden, për kontributin që ka dhënë për Kosovën.
“Dua ta falënderoj dhe i uroj, fat dhe suksese në punë, ka një histori që na ka mbështetur fuqishëm në pavarësinë e Kosovës. Është një person me vlera të mëdha për Kosovën”, tha Pozhegu për Report TV.
Alkent Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë drithëra, misra, fasule, fara luledielli dhe oriz për të rikrijuar portretin e Biden, teksa tha se ideja që Biden mund të vizitojë Kosovn si president i SHBA-së, e emocionon./shkoder.info