Pasi Fifi dhe Graniti vendosën të mbeten shokë, të gjithë janë në pritje të krjimit të çiftit të ri brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Të gjithë sytë janë nga DJ PM dhe Sarah, të cilët janë kthyer në fokusin e mediave dhe publikut, për shkak të afrimitetit që kanë krijuar brenda shtëpisë.
Dyshja argëtohen vazhdimisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk mungojnë edhe flirtet me situata komike.
Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi kur PM është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar blogures së njohur.
DJ emri i vërtetë i të cilit është Pajtim, kishte marrë unazën e Sabianit për të improvizuar propozimin e famshëm.
PM dhe Sarah javën e kaluar kanë deklaruar gjatë spektaklit se kanë një pëlqim ndaj njëri-tjetrit dhe se do t’i lënë gjërat që të rrjedhin spontanisht.