Kor.onavirusi i merr jetën bizesmenit të njohur shqiptar

Ilir Adili, një sipërmarrës i suksesshëm, nga pionierët e shërbimeve financiare në vend, është ndarë nga jeta, pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Ilir Adili ka nisur aktivitetin që në vitin 1996, fillimisht në fushën e këmbimeve valutore, përmes subjektit MI & CO, duke u kthyer në një prej njohësve më të mirë të ecurisë së kursit të këmbimit në vend, me të cilin “Monitor” është konsultuar vazhdimisht.

Nuhatja e tij në biznes e shtynte gjithnjë në kërkim të sfidave dhe tregjeve të reja, ku nuk guxonte të hynte i pari. Në vitin 2004 hapi shoqërinë AK-Invest, duke u zgjeruar në fushën e transfertave, pagesave e më pas në kredi. Në vitin 2019, Ak-Invest realizoi të ardhura prej rreth 3.4 milionë euro, sipas bilancit dhe kishte mbi 30 të punësuar.

Duke shpresuar gjithnjë për zhvillimin e tregjeve financiare në vend, Z.Adili ishte një prej themeluesve të “Bursës Shqiptare së Titujve, ALSE”.

Miqtë e kujtojnë z.Adili, si të qeshur, të matur, të mençur e plot humor dhe tepër të lexuar e të informuar me zhvillimet në vend e financiare në botë. Ishte novator, i hapur për hapësira bashkëpunimi kryesisht në tregjet financiare e sidomos ato jo bankare e tregun e pagesave dhe shumë i dhënë pas produkteve financiare dixhitale.

Miqve, medias, sipërmarrësve, të gjithëve do iu mungojë Iliri!

Author: admin