Forca Operacionale në burgun e Fierit kanë kryer një kontroll të befasishëm në godinën B, ku kanë gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë si dhe shtizë të përshtatur si mjet shpues.
Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular Nokia. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.
Materialet i kaluan specialistëve për hetime të mëtejshme.