KONGRESI PANSHQIPTAR AMERIKAN (KPA) HAP ZYRËN NË UASHINGTON

Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) me kënaqësi njofton se ka hapur zyrën në Uashington. Zyra, e vendosur në 1101 Pennsylvania Avenue, është vetëm tri rrugë nga Shtëpia e Bardhë dhe në distancë të vogël nga Kapitol Hilli.
Kjo është një ditë krenarie për KPA-në dhe shqiptaro-amerikanët kudo”, tha Bruno Ceka, kryetari i KPA-së. “Zyra hap udhën për një kapitull të ri në historinë shqiptaro-amerikane dhe do të shërbejë të ndihmojë punën e vazhdueshme me politikën dhe vendimmarrësit në Uashington.”
*Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA) është organizatë jopërfituese e komunitetit e dedikuar të promovojë interesat e përbashkëta, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar.

Author: admin