Më 2 Dhjetor 2022 në Hotel Tirana International zhvilloi punimet Kongresi i 8 i SAUATT. Në Kongres morën pjesë drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Biznes Albania, Dhoma Kombëtare e Zejeve, Unioni i Opëratorëve Turistikë , ( KASH), Shoqata e Prodhuesve të Bukës dhe Pastiçiereve, Shoqata e Restoranteve të Traditës, Shoqata e Hotelerisë, përfaqësues, ish deputetë të Parlamentit si dhe sindikalistë nga të gjitha rrethet e vendit.
Të ftuar dhe të pranishëm në punimet e kongresit ishin dhe drejtues të Qendrës Europiane të Punonjësve (EZA), (MCL) Itali, Eurofedop-OGB, Austri, Shërbimit italian të asistencës sociale Unionit të Sindikatave të lira të Malit të Zi dhe Sindikata e pavarur e pyjeve dhe mjedisit e Kosovës.
Të pranishmit ndoqën me interes raportin e veprimtarisë të SAUATT nga Presidenti Z.Bilbil Kasmi për periudhën 2017-2022 si dhe sfidat për të ardhmen, zgjerimin e bashkëpunimit me sindikatat homologe Europiane duke bërë thirrje nën divizeë “Solidaritet, solidaritet, bashkëpunim.
Kongresin e përshendetën Bashke presidenti i EZA-s dhe Sekretar i Përgjithshëm i MCL Z.Piergiorgio Sciaqua, Znj.Sigrid Chraml, Sekretare e Përgjithshme e EZA-s, të cilët siguruan Z.Kasmi forcimin e bashkëpunimit me EZA-ne Z.Fritz Neugebauer, President i Eurofedop, Z.Joseph Thouvenel Zv. President i EZA-s dhe Sekretar konfederal i Sindikates CFTC,France, Z.Serdja Kekoviç, Sekretar i Përgjithshem i Unionit të Sindikatave të lira të Malit të Zi si dhe Znj.Fatime Hasani, Kryetare e Sindikatës të Pavarur të Pyjeve dhe Mjedisit e Kosovës.
Kongresin e përshendeti Z Gëzim Kalaja, President i BSPSH, i cili bëri një paraqitje të situatës aktuale të sindikalizmit në Shqipëri duke bërë thirrje për forcimin e partneritetit në mbrotje të interesave të punëtorëve Z.Agim Rrapaj, Kryetar i KASH , Z.Rrahman Kasa Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Operatorëve Turistik, Z.Koli Sinjari Drejtor i Dhomës të Zejeve, zoti Kujtim Dervishi dhe Z.Gëzim Peshkepia.
Në përfundim të punimeve të pranishmit u njoftuan për vendimin e Këshillit të ri kombëtar të SAUATT, për rizgjedhjen e Z.Bilbil Kasmi President i saj për mandatin e ardhshëm 5- vjeçar !