Bashkimi me ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është pritur mirë nga vjehrra e Floriana Garos. Ish-kryetarja e Aleancës Kuqezi, Lumturi Ratkoceri ka komentuar vendimin e marrë nga Garo për mbështetjen e Berishës, e cila është drejtoreshë e Komunikimit e ‘Foltores’.
Në një intervistë për “Top Talk”, Ratkoceri shprehet se të gjithë ata që shkojnë pas Berishës janë të manipuluar, pasi gjithmonë sipas saj, kjo është gjëja më e mirë që di të bëjë ish-kryeministri Sali Berisha.
“Me nusen time bëmë një pakt, se jemi si shoqe, nuk do të diskutojmë për politikën. Kjo është demokracia, toleranca. U përpoqa t’ja ndryshoj mendjen. Argumenti i saj, është se kush mundet ta bëjë vendin, nëse jo Berisha?
Fakti që Rama është bërë i plotfuqishëm është për faj të Bashës, kjo mungesë shprese i shtyn të rinjtë o të emigrojnë, ose ata që janë këtu të angazhohen për ndryshimimin.
Sali Berisha kur do të manipulojë njerëzit duke u dhënë shpresë, di si ta bëjë. Di të ngjallë shpresë, aty ku nuk ka shpresë. Është manipulator i jashtëzakonshëm.
Nusja ime dhe të tjerë janë idealistë, nuk shohin rrugë tjetër. Ideja e të gjithëve është që nëse riformohet PD, kanë shansin që të rrëzojnë Ramën”-u shpreh ajo në fjalën e saj.