Kompania japoneze Toyota ruajti vendin e saj si prodhuesi numër një i makinave në botë në vitin 2021, duke shitur 10.5 milionë automjete gjatë të gjithë vitit (+ 0.1%), sipas të dhënave të publikuara nga grupi. Kjo performancë pasqyron rezistencën e të gjithë prodhimit të gjigantit japonez (i cili përfshin gjithashtu markat Hino dhe Daihatsu) pavarësisht problemeve të zinxhirëve të furnizimit global të industrisë së automobilave, veçanërisht për gjysmëpërçuesit.
Toyota kryeson për të dytin vit radhazi përpara grupit gjerman Volkswagen (markat Vw, Audi, Skoda, Seat), shitjet globale të të cilit ranë 4.5% vitin e kaluar, në 8.88 milionë njësi, sipas të dhënave të publikuara në mes të janarit.
Vëmendja e madhe e Toyota-s ndaj furnitorëve të saj për shumë vite i ka mundësuar asaj të përgatitet më mirë për mungesën e gjysmëpërçuesve sesa shumë rivalë, veçanërisht në gjysmën e parë të 2021. Në dhjetor, shitjet globale ranë (-5,5% në nivel grupi) për të katërtin muaj radhazi . “Perspektiva si për Covid-19 ashtu edhe për furnizimet me pjesë mbetet e pasigurt dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur për të minimizuar ndikimin,” tha grupi në një deklaratë.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.