Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh këtë të enjte dhe gjatë një konference për mediat bëri me dije se incidenca javore është rritur.
Shkak për të këtë është qarkullimi i varianit të ri Omicron dhe grumbullimet, thanë ekspertët, ndërsa shtuan se rritja e rasteve është reflektuar edhe si pasojë e mos zbatimit të rregullave gjatë festave të fundvitit.
Megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon se niveli i masave mbrojtëse sot për sot është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend duke lënë në fuqi masat që janë tani.
“Komiteti Teknik i Ekspertëve mendon se niveli i masave mbrojtëse sot për sot është në përputhje me zhvillimet epidemiologjike në vend dhe sot për sot nuk do të ketë ndryshime”, tha zv/ministrja Mira Rakacolli./