Komisioni i Rithemelimit ultimatum Bashës: Liro zyrën deri më 5 janar!

Komisioni i Rithemelimit ka shkuar sërish në zyrat e Partisë Demokratike, këtë të enjte, nga ku ka lëshuar një ultimatum drejtuar kryetarit, Lulzim Basha.

Pasi lexoi rezultatet e referendumit të 18 dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës të lirojë zyrat deri më datë 5 janar 2022.

Komisioni paralajmëron Lulzim Bashën se refuzimi i këtij vendimi do ta detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbarues politik të vullnetit të tij.

 

Author: morevesh